Administrata


Blerta Arapaj

Specialiste e Kurrikulës

Elmira Toska

Financiere

Eranda Sita

Juriste

Fatos Rukaj

Specialist i Degës Mësimore

Klajdi Myzaferaj

Drejtor i DRFPP Vlorë

Liljana Meçaj

Specialiste e Protokollit, Arkivë e Statistikë

Instruktorët tanë


Andrea Qirko

Andrea Qirko eshte instruktor i kursit te Saldimit. Andrea ka studiuar per Shkenca Kompjuterike dhe Elektroaut. Ka nje eksperience disavjeçare ne praktike dhe teori ne AIE per saldim ne Shqiperi dhe Kosove.

Arben Spaho

Arben Spaho eshte instruktor i kursit te Webmaster. Arbeni ka studiuar Informatike dhe Dizenjator Multimedia dhe ka eksperienca te shumta ne ndertimin dhe dizenjimin e faqeve te internetit dhe logove te ndryshme. Ai bën një mësimdhënie tërheqëse, duke vënë theksin te praktikimi i kursanteve.

Ariana Strati

Ariana Strati është instruktorë e gjuhës Angleze. Diplomuar në Universitetin e Vlorës me
titullin “Mësues dhe Përkthyes i Gjuhës Angleze”. Ariana ka një eksperiencë 20-vjeçare në
këtë fushë si një instruktore dhe përkthyese shumë e mirë. Hobi i saj është pianoja.

Besnik Muçaj

Besnik Muçaj është instruktor i kursit të Autoservisit. Diplomuar me specialitetin “Mekanike” në kategorinë e VI, ai ka një përovojë pune shumëvjeçare në ndërrmarje shtetërorë si mekanik dhe ne autoservise. Besniku është një instruktor i zoti për riparimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve. Kursantët e përshkruajnë si motivues dhe pozitiv.

Blerta Arapaj

Blerta Arapaj është instruktore e kursit të Kompjuterit. Diplomuar në Universitetin e Vlorës në degën “Informatikë” dhe Master Profesional ne Fakultetin e Shkencave Teknike me titullin “Mësues për arsimin e mesëm, lënda Informatikë”, ajo ka një eksperiencë disavjeçare në mësimdhënie, shoqëruar nga trajnime dhe certifikime të shumta. Blerta synon të pergatisë kursante të aftë në fushën e teknologjisë. Ajo nxit mësimin bashkëkohor dhe është kërkuese ndaj risive më të fundit.

Brunilda Bejkosala

Brunilda Bejkosala është instruktore e kursit Parukerisë. Disponon diploma në fushën e Parukerisë dhe Estetikës. Ajo ka certifikata dhe trajnime të shumta në profesionin që zotëron prej 19-vitesh eksperiencë. Brunilda punon me shumë dëshirë dhe jep maksimumin e saj tek kursantët. Fotografia dhe udhëtimet janë pasioni i saj.

Diana Shegaj

Diana Shegaj është instruktorë e kursit të Rrobaqepsise. Ajo ka një pervojë pune 32-vjeçare
në këtë fushë dhe 20-vjeçare në mësimdhënie. Diana ka trajnime dhe cetifikime të shumta
lidhur me teknikat e mësimdhënies. Ajo synon të nxjerrë kursantë të aftë në tregun e punës
dhe të denjë për shoqërinë.

Dorina Nikaj

Dorina Nikaj është instruktore e kursit të Guidës Turistike. Ka kryer Masterin shkencor në
Universitetin e Tiranës me titull “Specialiste mbi Mjedisin dhe Turizmin”. Ajo ka një
eksperiencë shumëvjeçare në fushën e turizmit dhe administrimit të grupeve turistike brenda
dhe jashtë vendit. Dorina perçon shumë energji në mësimdhënie dhe motivim për të gjithë
kursantet. Ajo është trajnuese për programet bazë të turizmit. Udhëtimet janë pasioni i saj, të
cilat ndërthuren shumë mirë me orët mësimorë.

Elisa Ademi

Elisa Ademi është Instruktore e kursit Start Smart. Ajo është diplomuar në Universitetin e Elbasanit, Fakulteti i Shkencave të Edukimit dega “Psikologji”. Ka përfunduar Master Profesional me titullin “Psikolog Keshillimi” në Universitetin e Tiranes. Elisa ka eksperienca si Praktikant Psikologe në Institucione të ndryshme në Shqiperi, trajnime e certifikime në këtë fushe. Synimi i saj është këshillimi dhe orientimi në karriere i të rinjve, nëpermjet kursit të formimit Start Smart. Elisa motivon dhe nxit të rinjtë me anë të vetëvlereimit, për të krijuar një profil të aftesive profesionale dhe sociale lidhur me kursin profesional që zgjedhin dhe kerkesat në tregun e punës.

Elva Zoga

Elva Zoga është instruktore e gjuhës Italiane. Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës
në Fakultetin e gjuhëve të huaja me titullin “Mësues i gjuhës italiane për shkollën e mesme”.
Evla ka nje eksperiencë 5-vjeçare në mësimdhënie dhe mundohet t’i bëjë kurset e saj sa më
interesante.

Ermelinda Xhebro

Irisa Hoxhaj është instruktore e kursit të Sekretarisë. Diplomuar në Universitetin e Vlorës,
dega “Gjuhë-Letërsi” dhe Master profesional në “Pedagogji” në profilin “Didaktike”. Përveç
mësimdhënies, Irisa kontribuon në formimin e përgjithshëm të kursantëve dhe mënyrën e tyre
të komunikimit.

Fatmir Muçaj

Fatmir Muçaj është instruktor i kursit të Saldimit me një eksperiencë pune 30-vjeçare si
saldator dhe mekanik. Ka kryer shkollën e mesme profesionale “Pavarësia” në Vlorë, dega
Mekanike. Fatmiri është një instruktor i papërtuar që punon gjithmonë me pasion.

Filip Angjeli

Filip Angjeli është instruktor i kursit të Mobilerise.
Diplomuar për Inxhinieri Pyjesh ne Universitetin e Tiranës . Ka një përvoje pune 40 vjeçare në sektorin e përpunimit të drurit dhe mobilierisë.Ai synon të aftesojë profesionistë të suksesshem dhe qytetarë të mirë.

Genard Fegaj

Genard Fegaj është instruktor i kursit të Instalimeve Elektrike. Ai disponon certifikime ne
fushën e elektrikut. Ka një përvoje disavjeçare pune në profesionin e elektriçistit. Përkushtimi
dhe serioziteti e karakterizojnë punën e tij.

Indrit Mino

Indrit Mino është instruktorë i kursit të Instalime dhe Mirëmbajtje Hidraulike. Ka ndjekur studimet ne shkollën e mesme industriale “Pavarsia’ Vlorë. Diplomuar me titullin “Instalues i sistemeve Termohidraulike”. Indriti ka një eksperiencë pune te gjere në këtë fushë .

Kalo Demaj

Kalo Demaj është instruktor i kursit për Instalime Elektrike dhe Elektroshtëpiake. Ai ka
kryer shkollën e mesme profesionale “Petro Sota” në Fier në degën Elektrik. Kalo, ka një
eksperiencë pune 10-vjeçare si elektriçist dhe kujdeset t’i percjellë kursantëve pasionin e tij për profesionin.

Krenar Gjoka

Krenar Gjoka është instruktor i kursit të Kuzhinës me një përvojë pune 15-vjeçare si
kuzhinier dhe shef kuzhine. Krenari, disponon dëshmi kualifikimi me Specialitetin
“Kuzhinier”. Pasionin e tij për kuzhinën e përcjell më së miri te kursantët e tij.

Marsela Jaho

Marsela Jaho është instruktore e kursit të estetikës. Diplomuar për “Teknikat e thonjve”,
Marsela ka një përvojë pune 15-vjeçare si estetiste. Ajo ka kryer shumë trajnime në këtë
fushë dhe është e kualifikuar për teknikat e thonjve me xhel, akrelik dhe fiberglass.

Olsi Sherro

Olsi Sherro është Instruktor i kusrit të Pastiçerisë. Ai ka Certifikime në këtë fushë për Pastiçier dhe Prodhime brumi. Olsi ka ndjekur trajnime për prodhimin e akulloreve dhe ëmbelsirave në Bolonja të Italisë.

Rudina Gori

Rudina Gori është instruktore e kursit të Estetikës. Disponon diploma të shkollës profesionale për “Make up profesional” dhe kualifikime të shumta në fushën e estetikës dhe kozmetikës, trajnime për thonjtë dhe parukeri. Ka nje eksperiencë 10-vjeçare në fushën e estetikës dhe 5-vjeçare në mësimdhënie. Rudina është një instruktore e përkushtuar dhe shumë korrekte në punë.

Selam Xhamalaj

Selam Xhamalaj është instruktor i të Kuzhinës me një përvojë pune 30-vjeçare si kuzhinier
dhe disavjeçare në mësimdhënie. Ai ka marrë kategorinë e V-të si kuzhinier. Selami, është
një kuzhinier dhe një shef kuzhine i përkryer. Ai punon me pasion të vertetë dhe është i hapur
dhe bashkëpunues ndaj risive të reja të gatimit të cilat i zbaton edhe gjatë procesit mësimor.

Shaqe Nelaj

Shaqe Nelaj është instruktore e kursit te Kuzhines. Disponon diplome te shkolles se “Ushqimit Social” ne Tirane. Ajo ka nje eksprience shumevjecare si kuzhiniere ne restorante te ndryshme dhe 3 vjet si instruktorë ne kursin e kuzhines.

Sokol Çukani

Sokol Çukani është instruktorë i kursit të Sherbime ne Bar dhe Restorant. Sokoli ka eksperienca te shume si Kamarier, Barman, Gelateri Artizanale. Ai gjithashtu ka qene Menaxher i disa Bareve dhe Restoranteve.

Sokol Mersini

Sokol Mersini është instruktor i kursit të Berberit. Ai ka nje eksperiencë 30-vjeçare si berber.
Instruktor Sokoli mundohet të percjellë energjinë dhe entuziazmin e tij në punë edhe te kursantët.