Ne jemi Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Vlorë

Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Vlorë është institucioni që bënë pjesë në sistemin e Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë dhe ushtron aktivitetin e saj në fushën e formimit profesional brenda territorit të Qarkut të Vlorës. Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Vlorë ka për qëllim të ofrojë formim dhe kualifikim profesional të personave, në mbështetje të politikave të përgjithshme shteterore dhe në dobi të punësimit të zgjedhur lirisht, si dhe këshillim dhe orientim profesional.

Vizioni ynë

Formim i vazhdueshëm përmes programeve bashkëkohore dhe modernizimit infrastrukturor, bashkëpunimit rajonal dhe lokal, për të krijuar profesionistë të mirë dhe për të nxitur aftësitë sipërmarrëse.

Misioni ynë

Ofrues i formimit profesional cilësor dhe gjithëpërfshirës, përmes partneritetit të gjerë dhe të strukturuar, në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe në funksion të punësimit të sigurt e të qëndrueshëm.

Praktika profesionale

Suksesi i formimit profesional lidhet drejtpërdrejt me kombinimin e zhvillimit të pjesës teorike të marrjes se profesionit në Qendrën e Formimit dhe zbatimin e praktikave profesionale ne biznes. Përvoja praktike e kursantëve në biznes është një kusht thelbësor për përfundimin efektiv të formimit pranë qendrës. Pas përfundimit të praktikës në biznes, shanset që një kursant të punësohet rriten në mënyrë të konsiderueshme. Prandaj një nga pikat kryesore te DRFPP Vlorë është promovimi i vazhdueshëm i qendrës te biznesi. Me ndihmën projektit “Aftësi për Punë” (S4J), mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatuar nga Swisscontact, DRFP Vlorë mbështetet nga ana e mbulimit ligjor të Kursantëve në praktikë nëpërmjet kontratave individuale me bizneset. Projekti gjithashtu në kuadrin përafrimit të biznesit privat me arsimin profesional me qëllim rritjen e punësimit në rang kombëtar, mbetet partneri ynë kryesor në lidhjen tonë të drejtpërdrejtë me bizneset e qarkut Vlorë.

MësoVET

Në DRFPP Vlorë kurset tashmë zhvillohen edhe nëpërmjet platformës online të të nxënit. MësoVET është mjedis virtual- interaktiv i të nxënit në gjuhën shqipe, lehtësisht i përdorshëm nga instruktorët dhe nxënësit, ku mund të aksesohet, dokumentohet, ruhet dhe ndahet përmbajtje digjitale mësimore.
Platforma është krijuar në kuadër të Projektit “Aftësi për Punë” (S4J), mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatuar nga Swisscontact.

Sistemi i menaxhimit të informacionit

DRFPP Vlorë është duke pilotuar përdorimin e platformës për menaxhimin e informacionit. Kjo është një hap drejt digjitalizimit të proceseve të qendrës, duke nisur me aplikimin/regjistrimin online të kursantëve të interesuar, vlerësimi dhe certifikimi i tyre. Gjithashtu kjo platforme ndihmon në menaxhimin e informacionit të institucionit duke gjeneruar të dhëna statistikore, në administrimin e burimeve financiare, njerëzore dhe aseteve.